Telegrafi

Ribery rrezikon tre vjet burg

Ribery dhe Karim Benzema i Real Madridit janë marrë në pyetje kohë më parë nga policia e Parisit për lidhje me prostitucionin. Lojtarët u bënë caqe të hetimeve pasi thuhet të kenë paguar për shërbimet seksuale të Zahia Dehar kur ajo ishte një minorene.

Prostitucioni është legal në Francë, por prostitutat duhet të jenë mbi moshën 18 vjeçare. Kjo femër kur u mor në pyetje kishte deklaruar se lojtarët nuk kanë pasur dijeni për moshën e saj, por kjo nuk ka ndaluar policinë t’i hetojë futbollistët.

“Ribery është vënë nën hetim zyrtar pas u mor disa orë në pyetje, për t’u liruar më pas. Karim Benzema pritet që së shpejti të paraqitet në gjykatë. Të dy rrezikojnë tri vite burgim, por vetëm nëse prokuroria arrin të dëshmojë se ata kanë pasur njohuri për moshën e prostitutës”, ka thënë zyrtari i juridiksionit francez për AFP. /Telegrafi/