Franck Ribery do të largohet nga Bayern Munichu në fund të këtij sezoni, duke i dhënë fund qëndrimin prej 12 vitesh në klubin bavarez – raporton Kicker.
36-vjeçari ka vendosur të mos largohet që tani nga futbolli dhe do e vijojë karrierën në Katar, te skuadra e Al Sadd, aty ku luan edhe ish-mesfushori i Barcelonës, Xavi Hernandes.
Për francezin, ky sezon i fundit te Bayern nuk ka qenë pozitiv, i ndikuar shumë edhe nga dëmtimet dhe ka arritur të shënojë vetëm pesë gola, transmeton KP.
Ende nuk janë zbuluar shifrat dhe kontrata e Ribery me Al Sadd, por dihet që lëvizje të tilla bëhen për miliona euro dhe francezi do shtojë të ardhurat në llogarinë e tij me një kontratë të majme.
Ribery kaloi te Bayern në vitin 2007 dhe prej asaj kohe ka luajtur 420 ndeshje, ku ka shënuar 122 gola dhe ka dhënë 183 asistime. Ai ka fituar tetë tituj kampioni në Gjermani dhe një Ligë të Kampionëve në sezonin 2012/2013.