Telegrafi

Ribery: Nuk kam thënë se dua të kaloj në Real

Ish-lojtari i Marseillet ka folur për situatën e tij duke thënë se kurrë nuk ka kërkuar të largohet në drejtim të Real Madridit.

“Kurrë nuk kam thënë se dua të shkoj në Real Madrid. Nëse do të doja të shkoj, do ta thosha këtë. Ajo që më pengon më së shumti është ajo që kurrë nuk kam folur asgjë. Tash nuk mund t’i ndaloj klubet të dërgojnë oferta”, ka thënë Ribery.

“Krahas kësaj, Real nuk është klubi i vetëm. Janë edhe Barcelona, Manchester United dhe Chelsea. Ajo që unë mund të them është se ende jam pjesë e Bayernit. Dera vërtet është e mbyllur. Liderët e mi kërkojnë unë të mbetem”, ka shtuar francezi.