Telegrafi

Ribery: Nuk frikësohem për karrierën

“Nuk kam frikë për të ardhmen time, qoftë me kombëtaren apo Bayern Munichun. Jam i bindur se mund ta rikthej besimin e njerëzve që dyshojnë në mua. Unë nuk kam bërë asnjë gabim me vetëdije”.

“Falënderoj klubin dhe familjen time për mbështetjen e pakufishme. Presioni është shumë i madh, ndërsa unë jam kthyer sërish në këmbë, edhe pse është një moment i lodhshëm dhe depresiv në jetën time”, ka thënë Ribery për Bild. /Telegrafi/