Telegrafi

Ribery: Nëse largohem, do të shkoj në Spanjë

Ish-anësori i Marseille me këtë deklaratë praktikisht e hedhur mundësinë për të kaluar në Chelsea, që është përmendur si një prej favoritëve për të marrë shërbimet e tij.

“Mund t’ju siguroj se ende nuk kam marrë kurrfarë vendimi. Do të duhet të gënjej nëse them se nuk kam një anim, por duhet të marr parasysh shumë faktorë”.

“Nëse vendosi mos ta rinovoj marrëveshjen me Bayernin, atëherë sigurisht se do të shkoj në Spanjë. Real Madrid dhe Barcelona janë, ndoshta së bashku me Manchester United dhe Chelsea, mbi të gjitha klubet tjera”, ka thënë Ribery./Telegrafi/