Telegrafi

Ribery mohon se ka para-kontratë me Realin

Reali është favorit për të siguruar shërbimet e francezit, i cili megjithatë mohon se ka nënshkruar para-kontratë me gjigantin spanjoll.

“Jo, jo dhe jo. Nuk kam nënshkruar ndonjë para-kontratë me Real Madridin, nuk kam nënshkruar asgjë. Dua t’i di planet e Bayernit. Dua të di nëse duhet të qëndroj ose duhet të largohem”, ka thënë Ribery me këmbëngulje në një prononcim të fundit./Telegrafi/