Telegrafi

Ribery lojtar i muajit në Serie A

Frank Ribery. (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)

Franck Ribery e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën te Fiorentina.

Anësori francez ka shkëlqyer qysh në start të kampionatit, derisa ka marrë edhe çmimin e parë personal në Itali.

36-vjeçari është zgjedhur si MVP i muajit shtator nga kampionati italian Serie A.

Dy ndeshjet e para Ribery i filloi nga banka rezervë, ndërsa katër të tjera ka luajtur titullar për Fiorentinën.

E me francezin në fushë, Viola nuk di për humbje pasi ka marrë dy fitore e dy barazime.

Ish-anëtari i Bayernit ka shënuar dy gola në këto gjashtë javët e para si dhe ka asistuar në një tjetër.

Në javën e shtatë të Serie A, Fiorentina e Riberys do të luaj para adhuruesve të vet ndaj Udineses. /Telegrafi/