Telegrafi

Ribery izolohet në karantinë

Sipas Goal.com, trajneri i Bayernit, Louis van Gaal, në një konferencë për shtyp ka thënë se ekziston rrezik i madh për t’u infektuar ndonjëri nga lojtarët tjerë të skuadrës, përkundër se ende nuk dihet nëse francezi është infektuar, pasi që ai nuk ka pasur simptoma të gripit të derrit.

Ribery aktualisht është duke u rikuperuar nga një lëndim i gjurit, ndërsa rikthimi i tij i plotë do të ndodhë pas dy-tri javësh. /Telegrafi/