Telegrafi

Ribery: Bayerni nuk mund ta fitojë LK

“Është vështirë të thuhet nëse Bayerni është i fortë sa duhet. Mendoj se skuadra jonë është aq e fortë për ta fituar Bundesligan dhe (kupën) DFB Pokal”.

“Megjithatë, sipas mendimit tim, nuk jemi aq të mirë për ta fituar Ligën e Kampionëve”.

“Janë vetëm katër skuadra aq të mira për ta fituar atë: Chelsea, Manchester Unitedi, Barcelona dhe Real Madridi. Tash për tash, ne nuk mund të garojmë me ta”, ka thënë Ribery për Kicker. /Telegrafi/