Telegrafi

Ribashkohen Robin Krasniqi dhe Heidi Lushtaku

Heidi Lushtaku dhe Robin Krasniqi (Foto: Arkiv)

Boksieri i njohur shqiptar, Haxhi Robin Krasniqi, dhe modelja Heidi Lushtaku për vite me radhë kanë qendër ndër çiftet më të komentuar në media rozë.

Çifti që për shumë vite qëndruan të fejuar, i dhanë fund lidhjes në muajt e parë të këtij viti.

Fillimisht gjithçka u mbajt sekret, derisa më pas Heidi hapur përmes një letre të publikuar në rrjetin social Instagram, kishte konfirmuar ndarjen duke thënë si dyshja i kanë ndarë rrugët paqësisht.

Heidi Lushtaku dhe Robin Krasniqi (Foto: Arkiv)

Mirëpo vetëm pak muaj pasi ndodhi kjo, duket se ka të reja me boksierit dhe modeles së njohur, të cilët mesa duket i kanë hapur rrugë ribashkimit.

Ka qenë emisioni “Prive”, që në një nga kronikat e emisionit, e ka cilësuar si të vërtetë lajmin për ribashkimin e tyre.

Heidi Lushtaku dhe Robin Krasniqi (Foto: Arkiv)

Robin Krasniqi dhe Heidi i kanë dhënë vetes një shans të dytë për të rinisur gjithçka nga lidhje, veçse ndryshe nga hera e kaluar, këtë herë ata po e mbajnë lidhjen e tyre larg syrit të mediave dhe rrjeteve sociale.

Përndryshe, kujtojmë që pak kohë më parë boksieri me prejardhje nga Juniku, u shpall kampion bote pasi arriti të fitojë titujt IBO dhe WBA në përballjen ndaj Dominic Boesel me nokaut. /Telegrafi/

Haxhi Robin Krasniqi (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)