I dashuri i aktores Adriana Matoshi, Keith Groeneveld, këto ditë ndodhet në Kosovë.
Derisa është rikthyer pas disa muajsh në vendlindjen e partneres, çifti po shijojnë çdo moment pranë njëri-tjetrit.
Së fundmi ka qenë deputetja e LVV-së që ka publikuar një imazh përkrah Keith në një nga daljet e tyre.
Bashkangjitur me foton, Matoshi ka vënë një përshkrim një thënie të ish-Zonjës së Parë, Michelle Obama.
“Më e bukura është kur gjen një partner që të do dhe të respekton me të vërtetë, sepse pas gjitha uljeve e ngritjeve, ne kemi njëri-tjetrin, gjë që e bën t’ia vlejë ky udhëtim”, ka thënë ajo.
Keith dhe Adriana po shijojnë lidhjen prej afro dy vitesh, përkundër paragjykimeve të mëdha që iu bënë për diferencën në moshë.
Artistja nga Gjilani në anën tjetër është nënë e katër fëmijëve, nga një martesë e mëparshme. /Telegrafi/