Telegrafi

Ribashkohen Asli Enveri dhe Murat Boz

Aktorja e serialit, “Istanbul Dizisi” dhe këngëtari i famshëm turk sërish kanë zgjedhur të jenë çift.

Asli Enver dhe Murat Boz kishte përfunduar romancën para rreth një viti duke mos dhënë shumë detaje rreth këtij vendimi.

Megjithatë, miqtë e dyshes së famshme turke ka këmbëngulur që sërish të lidhen pasi që sipas tyre, janë bërë njëri për tjetrin.

Sipas lajmit në Hurriyet, Enveri dhe Boz, të cilët filluan të takohen përsëri përmes miqve të ngushtë, kanë arritur t’i japin edhe një mundësi të dytë.

Ky vendim i tyre është mirëpritur prej miqve dhe familjarëve që presin nga dyshja që edhe të kurorëzojnë lidhjen me fejesë.

Murati është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i sjell gjatë muajve në vijim.

Ndryshe, Enveri është duke vazhduar të paraqitet në serialin e lartcekur, i cili ka filluar transmetimin e sezonit të dytë. /Telegrafi/