Telegrafi

Ribashkimi special i “Friends” në HBO Max – përfshihen edhe Justin Bieber e Lady Gaga

Është e sigurt të thuhet se ribashkimi special i “Friends” në HBO Max ishte plot surpriza – dhe ne nuk po flasim vetëm për detajet e prapaskenës.

Kur data e saktë e premierës u njoftua në fillim të këtij muaji, u zbulua se do të dilnin edhe disa të famshëm të tjerë së bashku me anëtarët e kastit: Jennifer Aniston (Rachel Green), Courteney Cox (Monica Geller), Lisa Kudrow (Phoebe Buffay), Matt LeBlanc (Joey) Tribbiani), Matthew Perry (Chandler Bing) dhe David Schwimmer (Ross Geller).

Dhe nga Lady Gaga, David Beckham e deri te Malala Yousafzai – episodi dyorësh krenohet me një gamë të gjerë yjesh të tjerë.

Ribashkimi i “Friends” (Foto: HBO Max)

Ndërkohë, Beckaham, 46 vjeç, Mindy Kaling, BTS dhe Kit Harington u shprehën haptazi në lidhje me dashurinë e tyre për serialin në intervistat që bënë. Kur Yousafza, 23 vjeçe, u shfaq në një bisedë virtuale me miken e saj më të mirë, Vee, ato treguan se si u rritën me shfaqjen dhe se vazhdojnë të kenë të njëjtin admirim për të.

Këngëtarja 35 vjeçare, Lady Gaga, po ashtu u bashkua me Kudrow për një performancë të “Smelly Cat” – këngën ikonike të Phoebe.

Lexo po ashtu Tashmë ka ndodhur ribashkimi i plotë i “Friends”

Justin Bieber në anën tjetër u bashkua me modelet Cindy Crawford dhe Cara Delevingne në një shfaqje të modës, të cilët njëherësh befasuan me paraqitjen e tyre.

Dhe James Michael Tyler (Gunther) ishte një tjetër artist që u shfaq në një bisedë të shkurtër virtuale.

“Friends” ishin për dhjetë sezone në NBC nga 1994 deri në 2004.

Ribashkimi i “Friends” (Foto: HBO Max)

Ribashkimi i “Friends” tani po transmetohet në HBO Max. /Telegrafi/