Telegrafi

Ribashkimi me ish-patronin, Monza bën ofertë për Ibrahimovic

(Foto: Instagram)

Zlatan Ibrahimovic ka vetëm edhe tre muaj në kontratën e tij me Milanin, ndërsa Monza është shumë e interesuar që t’i ketë shërbimet e tij.

Sulmuesi veteran u rikthye te Rossonerët në janar të vitit 2022, si lojtar i lirë dhe pati rol të rëndësishëm në fitimin e titullit të sezonit të kaluar, duke qenë një lider në zhveshore dhe pikë reference në fushë.

41-vjeçari ka luajtur shumë pak këtë edicion (vetëm 144 minuta në Serie A) për shkak se lëndimi dhe operacioni në gju i kryer në majin e kaluar, ia pamundësoi lojën për pjesën më të madhe të sezonit.

(Foto: Instagram)

Calciomercato.com raporton se Ibrahimovic nuk dëshiron të pensionohet akoma, përkundër se kontrata e tij është drejt fundit. Milani është interesuar ta mbajë sulmuesin, mirëpo do të vendosë në fund të sezonit.

Lexo po ashtu Milani gati të rinovojë kontratat me dy sulmuesit kryesorë – të dy bashkë kanë pothuajse 80 vjet

Në anën tjetër, Monza e Silvio Berlusconit (ish-pronar i Milanit) është shumë e interesuar që ta marrë në skuadër. Sipas Tuttomercatoweb, Zlatanit i është ofruar kontratë njëvjeçare me përfitime prej 1.5 milion euro neto plus shtesat. /Telegrafi/