Jetojmë në një situatë paradoksale ku gjithnjë e më shumë po flitet për integrime evropiane, rajonale, madje globale e gjithmonë e më pak kemi dëgjuar për bashkimin kombëtar, përveç tani ka ndezur motorët mendor organizata prestigjioze ku sipas saj, “Gallup International”, thuhet se shumica e shqiptarëve në Ballkan e mbështesin bashkimin e trojeve të tyre në një “Shqipëri të Madhe”. Sondazhi i realizuar si pjesë e projektit “Balkan Monitor” tregoi se mbi 62 për qind e të anketuarve në Shqipëri, 81 për qind në Kosovë dhe 51.9 për qind e të anketuarve në Maqedoni mbështesin formimin e “Shqipërisë së Madhe” që nga shqiptarët preferohet të quhet “Shqipëria Etnike” apo “Shqipëria Natyrale”.
Koncepti i ribashkimi kombëtar ka filluar të ridimenzionohet vetëm në kontekstin bashkimin territorial-shtetëror dhe për politikanët tanë do të vije koha kur do të bëjnë gara se cili do të brohoritë më shumë se të tjerët që e duam “Shqipërinë Etnike”. Ndërkohë askush nuk u shpreh kundër bashkimit të Gjermanive kur ndodhi mrekullia për gjermanët. Ne njohin vetëm një Kinë dhe një Qipro dhe patjetër që nuk do ta kundërshtojnë bashkimin e Koreve, kur kjo të ndodhë. Ideja mbizotëruese e politikës shqiptare është se çështja kombëtare shqiptare do të zgjidhet në kuadër të integrimit të rajonit në BE. Evropa që na ndau, ajo do të na bashkojë! Pra, ne vetëm duhet të presim se koha punon për ne, apo ne duhet të lëvizim.
Kombi si i tërë është një ide reale dhe duhet të besojmë në fuqinë e ideve për të ndryshuar realitetin. Ribashkimi nuk realizohet mekanikisht, as nga një treg i vetëm. Shumëkush i ka varur shpresat te rruga Durrës-Morinë – Merdare, por 130 vjet më parë Abdyl Frashëri nuk priste për rrugë për të udhëtuar nëpër të gjitha trevat shqiptare e për të ndarë me parinë e popullit tonë idenë e bashkimit kombëtar përballë armiqve të kombit. Çështja është se si të përdorim liritë që kemi, për të fituar më shumë liri, apo për tu pajtuar me lirinë inegzistente pa tërësinë e kombit. Në kushtet e sotme kërkohet një ”veprim strategjik” ku kauzës kombëtare, pa e humbur specifikën e vet duhet të kthehet në një emërues të përbashkët për një shumësi kërkesash kombëtare shqiptare.
Sot, në epokën e globalizmit, të politikave të integrimeve evropiane, të demokracisë etj, duhet sa më shumë të riaktivizojmë dhe me të drejtë të thuhet që duhet ta rishkruajmë historinë dhe ta ribëjmë kombin si një tërësi unike dhe kompaktësi territoriale.
”Shqipërisë Etnike” përherë iu është rrudhur territori. Kur u shpall pavarësia e Shqipërisë në vitin 1912 kishte 92.000 kilometra katrorë që populloheshin me shumicë nga shqiptarët, kurse sot, më pak se një shekull më vonë, ne popullojmë rreth 46.000 kilometra katrorë. Faktorët ndërkombëtar asnjëherë nuk kanë pasur ndërmend këtë përshkrim historik në raport me shqiptarët në përgjithësi dhe Kosovën në veçanti.
Në teritoret shqiptare me pak apo aspak zhvillim ekonomik, me varfëri të gjerë e papunësi që rritet, me ushtri të vogël apo pa të fare, shqiptarët nuk kanë perspektivë në pritje të sinjaleve perëndimore se bërja e kombit në një tërësi mund të arrihet. Për një paqe e stabilitet të qëndrueshëm duhet reciprocitet midis kombeve, popujve dhe shteteve duhej ndryshuar konceptet. Jo aksidentalisht Evropa, si përgjegjëse kryesore e involvuar në proces në të kaluarën historike dhe në të tashmen, po futet në të papriturat e paimagjinuara se do të mundë të ndodhnin në territorin e saj, në familjen e vet, në rast se epilogu i ngjarjeve për unifikim – drejt ribashkimit kombëtarë nuk do të kishte mbështetje. Natyrisht për t’i ndëshkuar “krimet politike” që ajo i solli ndaj shqiptarëve, urgjentisht në mungesë të “ndëshkimit gjyqësor” duhet të reflektoj pozitivizëm në realizimin e kësaj të drejte të natyrshme të kombit, e jo të provokohej me ndonjë ide të çoroditur për vet Evropën dhe të ardhmen e saj me logjikën e eliminimit të parimit ndarës të kombit shqiptarë.
Nëse Evropa tregon paaftësi për të vepruar apo ndihmuar procesin e ribashkimit, të mbështetur ekskluzivisht nga SHBA-ja, që është thuajse e sigurt se një gjë e tillë po të mos ndodhë, do të çojë herët a vonë në një gjakderdhje kolosale të papërsëritshme të një kaosi të ri rajonal në Evropën qendrore dhe lindore, me disa valë miliona refugjatësh, me rritje të forta të krimit të organizuar dhe çrregullimit total. Dëshmi kjo e hidhur e historisë moderne evropiane, guxuam apo jo ta shprehim tani.
Nëse shekulli i 19-të i cili shënoi konsolidimin e mendimit nacionalist shqiptar, nëpërmjet asaj që u quajt periudha e Rilindjes Kombëtare, tani shekulli 21-të pas pavarësisë së Kosovës do të duhej të shënoj rizgjimin dhe krijimin e politikave drejt ribashkimit kombëtarë.
Krijimi i kombit shqiptar është bazuar tek etniciteti (gjaku, gjuha, tradita, kultura, shtrirja gjeografike etj.) i cili ka qenë i vetmi element unifikues. “Unifikimi i kombit shqiptar”, nuk duhet t’i ketë bazat e veta tek parimet liberale apo bashkimi kulturor, si në disa vende të tjera, për shkak të izolimit nga gjithëpërfshirja në mendimin evropian si pasojë e dominimit të influencave armiqësore që penguan zhvillimin e unifikimit kombëtarë. Procesi i formimit të shteteve-kombe në Ballkan duket se nuk ka përfunduar. Ky proces në Evropë ka ndodhur në gjysmën e dytë të shekullit të 19-të. Duke pasur parasysh faktin se Ballkani gjithmonë i ka pasur sytë kah Evropa, e ka pasur dhe e ka model atë, atëherë mund të thuhet se procesi i formimit të shteteve-kombe në Ballkan është një proces-prapavajtës i vonuar, që po ndodh këtu me një vonesë gati 140 vjeçare.
Së fundi argumentet hulumtuese të shfaqura nga “Gallup International”, të veshura vetëm me matjet dhe patetizmin patriotik nuk janë të mjaftueshme, sepse si të tilla reflektohen të janë të ç’veshura nga fuqia e argumentit nga hulumtimi, e cila fuqi e shprehur si dëshirë përveç konstatimit duhet të ofroj edhe rrugën dhe alternativën reale. E gjithë kjo “papërkrahje ndërkombëtare” deri më tani nuk ma merr mendja se bëhet shpejtë, por athua se a është testuar sa duhet kjo ofertë seriozisht, ndonëse përkrahja ndërkombëtare mund të fitohet gjithsesi. Është një metodë e përfitimit të të dobëtit karshi të fortit duke ia adaptuar (vjedhur) mjetet dhe format politike të të fortit. Duke e përvetësuar demokracinë dhe mjetet që ajo ofron, e mbi të gjitha fjalën e lirë, vullnetin e lirë politik qytetarë, ne duhet dhe mund ta bëjmë këtë. Ne duhet të besojmë në ribashikimin kombëtarë në “Shqipërinë natyrale” para integrimeve evropiane në cilën do formë të realizimit dhe duhet ta bëjmë sa më parë. Përfundimisht dhe personalisht do të vdisja si i pa vlerë sikur të mos e jetoja Shqipërinë etnike.
(Autori ka diplomuar në UMI – Iliria në Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci, aktualisht është duke ndjekur studimet master në UEJL – së në Shkencat Politike)