Episodi i bashkimit ‘të miqve’ të serialit shumë të shikuar “Friends” që është pritur me padurim tani do të fillojë xhirimet marsin e ardhshëm, sipas Matthew Perry.
“Ribashkimi i ‘Friends’ po planifikohet për fillimin e marsit”, shkroi ai të enjten në Twitter, shkruan BBC.
“Duket sikur kemi një vit të ngarkuar. Dhe kjo është mënyra se si më pëlqen”, shkroi tutje ai.
Shfaqja speciale e vetme do të fillonte xhirimet në gusht, por u vonua për shkak të pandemisë së coronavirusit.
Seriali do të risjellë së bashku emrat e njohur të kastit të dikurshëm të aktorëve si: Jennifer Aniston, Courteney Cox, Lisa Kudrow, Matt LeBlanc dhe David Schwimmer.
Friends reunion being rescheduled for the beginning of March. Looks like we have a busy year coming up. And that's the way I like it!
— matthew perry (@MatthewPerry) November 12, 2020
Deri të premten në mëngjes, statusi i Perryt kishte marrë më shumë se 100,000 pëlqime dhe rishpërndarje.
“Friends”, që ndiqte fatin e gjashtë miqve të rinj që jetonin në New York, fillimisht u transmetua nga viti 1994 deri në vitin 2004.
Shfaqja përfundimtare u shikua nga 52.5 milionë shikues në Sh.B.A., duke e bërë atë episodin më të shikuar televiziv të viteve 2000.
Thashethemet për një ribashkim të “Friends” u përhapën shpejt pasi Aniston publikoi një fotografi të kastit së bashku vitin e kaluar.
Postimi debutues i aktores në Instagram zgjati pesë orë e 16 minuta duke i dhuruar asaj një milion ndjekës.
Xhirimet për specialin “Friends” do të zhvillohen në Burbank, Kaliforni.
Episodet e reja do të transmetohen në shërbimin streaming ‘HBO Max’ në një datë që ende nuk është përcaktuar. /Telegrafi/