Telegrafi

Ribashkimi emocionues i vëllait dhe motrës, i kishin ndarë kur ishin të vegjël – u habitën kur e kuptuan se gjatë gjithë kohës kishin jetuar në të njëjtin shtet (Foto/Video)

Justin Kragt ishte vetëm 2-vjeç, kur e gjetën kalimtarët e rastit duke qarë para një teatri në Seulin e Koresë së Jugut. Qindra kilometra më larg, është gjetur vajza 4-vjeçare në një dyqan. Në xhep kishte një letër në të cilën shkruante se nuk i ka prindërit nuk i ka, dhe se luten personat që e gjejnë ta dërgojnë në stacionin më të afërt të policisë.

Bëhet fjalë për vitin 1984, kur që të dy të njëjtën kohë u adoptuan nga familje të ndryshme dhe atë në SHBA. Justin është rritur në Oregon me katër fëmijë tjerë, derisa motra e tij Renee Alanko u adoptua nga një çift nga Kalifornia. Ata madje nuk dinin asgjë për njëri-tjetrin dhe nuk ishin në dijeni që janë motër e vëlla, transmeton Telegrafi.

Por, sot në të ’30-at e tyre, e kanë kuptuar për lidhjen e tyre familjare fal testit të ADN-së. Justin kishte bërë testin në vitin 2014 me shpresën se do të takojë familjarët në Kore, kurse Renee kreu testin gjatë kësaj vere.

Javën e kaluar ata për herë të parë janë takuar, kur Rene mbërriti në Oregon. Ribashkimi i tyre ishte shumë emocionues, plotë lot dhe përqafime. Ajo ishte shumë e vogël dhe nuk mbante në mend që ka një vëlla, kurse Justin një gjë të tillë e kishte harruar.

“Tani kur e kuptova që Justin është vetëm pak orë larg meje, gjithçka ka ndryshuar tek unë”, ka deklaruar Renee.

Ata kanë pranuar se jeta e tyre ka ndryshuar që kur e kanë kuptuar se janë vëlla e motër. /Telegrafi/