Telegrafi

Ribashkimi i dhimbshëm, aktorja hollivudiane shpërfill ish- të dashurin (Foto)

Charlize Theron është shfaqur sërish krah ish të dashurit të saj, saj Sean Penn, por këtë herë bashkimi ka qenë vetëm në film.

Bukuroshja me origjinë afrikanojugore është protagoniste e filmit “The Last Face”, regjisor i të cilit është pikërisht Penn.

Filmi garon për çmim në festivalin e Kanës, ndërsa ajo që ra ne sy ishte qëndrimi i ftohtë i Theron, e cila nuk buzëqeshi dhe nuk iu afrua regjisorit, por preferoi ta shpërfillte madje ta shihte edhe shtrembër atë.

Ky është një tregues se ndarja mes tyre nuk ka qenë aspak paqësore, transmeton TCH. Megjithatë, më pastaj, çifti i dikurshëm në një dalje tjetër janë treguar më të afërt duke u përqafuar.

 

Ndryshe, ngjarjet e filmit zhvillohen nën sfondin e luftës liberiane, me në qendër historinë 10 vjeçare të dashurisë mes dy punonjësve vullnetarë.

Filmi është fshikulluar nga kritiket që janë ankuar për dialogun e ftohtë dhe lënien në sfond të viktimave të konfliktit afrikan.

Fituesi i Palmës së artë të edicionit të 69 të festivalit të filmit në Kanë do të shpallet të dielën në 22 maj.