Telegrafi

Ribarev takohet me Janevën, bisedojnë për sfidat e gjyqësorit në Maqedoni

Ushtruesi i ri i detyrës Kryetar i Gjykatës së Apelit, Stojançe Ribarev sot në hapësirat e Gjykatës Themelore Shkupi 1 ka takuar Prokuroren Speciale Publike, Katica Janeve, ku kanë biseduar për sfidat e gjyqësisë në vend, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Janeva dhe Ribarev biseduan edhe për vëllimin e lëndëve nëpër gjykatat e Maqedonisë.

Që të dy kanë dhënë propozime për renditjen e re të orarit të ri për gjykime dhe kanë ndërruar informacione dhe përvoja për vendime në gjyqësor. /Telegrafi/