Site icon Telegrafi

Ribarev dorëhiqet nga ushtruesi i detyrës së kryetarit në Gjykatën Penale

Stojançe Ribarev ka dhënë dorëheqje nga funksioni kryetarit në detyrë në Gjykatën Themelore Shkupi 1, njofton Plusinfo.

Nga Këshilli Gjyqësor zyrtarisht nuk e kanë konfirmuar informacionin, ndërsa kryetari Zoran Karaxhoski njoftoi do të publikojnë komunikatë në faqen zyrtare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ribarev ditëve të fundit nuk është paraqitur në punë në Gjykatën Penal pasi ka qenë i sëmurë. Sëmundja e tij ka ardhur pasi është marrë në pyetje nga PSP për keqpërdorimet në sistemin AKMIS./Telegrafi/

 

Exit mobile version