Mick Jagger ka ndarë lajme të reja sa i përket gjendjes së tij shëndetësore dhe për këtë ai i është nënshtruar operimit emergjent.
Performuesi 75 vjeçar u shfaq i lumtur dhe i shëndetshëm pasi pozoi para një parku dhe thjesht shkroi: “Një ecje në park”.
Rolling Stones u detyruan që të shtyjnë turneun në SHBA për shkak të trajtimit mjekësor dhe në një komunikatë nga grupi u shkrua se është dashur të shtyheshin datat e turneut në SHBA dhe Kanadë.
“Ne kërkojmë falje për shqetësimin që kemi shkatuar për ata që kanë pasur bileta për koncertet tona”.
“Mick është këshilluar nga mjekët që të mos shkojë në turne në këtë moment pasi ka nevojë për trajtim mjekësor. Mjekët e kanë këshilluar Mick Jagger se ai pritet që të bëjë rikuperim të plotë në mënyrë që të kthehet në skenë sa më shpejt që është e mundur”, shkruan në komunikatën e Rolling Stones.
Mick Jagger kaloi kohën me familje pas operimit – kryesisht me një nga tetë fëmijët e tij, djalin Deveraux. /Telegrafi/