Telegrafi

Ri-infektimi me COVID-19, 25-vjeçari nga SHBA-të preket dy herë – ekspertët pretendojnë se hera e dytë është shumë më e rrezikshme

Një raport i mjekëve ka zbuluar se një mashkull në Shtetet e Bashkuara është infektuar dy herë me COVID-19, ku sipas tyre hera e dytë e infeksionit është shumë më e rrezikshme sesa e para, shkruan BBC.

25-vjeçari kishte nevojë për trajtim në spital, pasi mushkëritë e tij nuk mund ta furnizojnë trupin mjaftueshëm me oksigjen, transmeton Telegrafi.

Riinfektimi mbetet një rast shumë i rrallë, dhe ky i ri tani për fat të mirë është shëruar nga COVID-19. Por studimi i kryer në Repartin e Sëmundjeve Infektive në Lancet, është ngritur pyetja se sa mund të krijohet sistemi imunitar që ta luftojë coronavirusin.

I riu nga Nevada nuk kishte probleme shëndetësore më parë apo defekte në imunitet, që mund t’ia ketë komplikuar gjendjen me COVID-19.

Atëherë, çfarë ndodhi?

25 mars – vala e parë e simptomave, përfshirë dhimbje fyti, kollë, kokëdhembje dhe diarre.

18 prill – ai rezultoi pozitiv me COVID-19 për herë të parë

27 prill – simptomat e para u shëruan plotësisht

9 dhe 26 maj – ai rezultoi negativ në dy testet e bëra

28 maj – ai zhvilloi sërish simptomat të COVID-19, kësaj herë përfshirë edhe ato të një gripi – kokëdhembje, marramendje, kollë dhe diarre.

5 qershor – ai rezultoi pozitiv me COVID-19 për herë të dytë, kishte mungesë oksigjeni dhe mezi merrte frymë

Shkencëtarët pretendojnë se pacienti ishte infektuar dy herë me coronavirus, ku hera e dytë ishte shumë më e rrezikshme sesa e para.

“Riinfektimi mund të sjellë implikime serioze që na pamundëson të kuptojmë më shumë rreth imunitetit ndaj COVID-19. Në studimin tonë kemi konstatuar se infektimi i parë jo domosdoshmërisht mbron njeriu nga një infeksion tjetër”, ka deklaruar Dr Mark Pandori nga Universiteti i Nevadas.

 

Riinfektimi është shumë i rrallë ku në 37 milionë raste me COVID-19, vetëm disa janë evidentuar që janë infektuar për herë të dytë. Megjithatë është ende herët të përfundojë pandemie. /Telegrafi/