Site icon Telegrafi

Dhunimi i të miturës në Prishtinë, prokuroria thotë se po mbahet seancë dëgjimore ndaj katër të dyshuarve – tre të tjerëve iu parashtrohet masa e paraburgimit

Foto: Arkiv

Prokuroria themelore e Prishtinës ka bërë të ditur disa detaje në lidhje me dyshimin se është dhunuar sërish e mitura e cila ishte vetëm 11-vjeçe kur është dhunuar për herë të parë në vitin 2022.

Në një përgjigje për Telegrafin nga prokuroria thonë se prokurori i shtetit ka parashtruar masën e paraburgimit ndaj tre personave të dyshuar, ndërsa sot me datën 28.02.2025 po mbahet seanca dëgjimore prej orës 9:30 minuta kundër katër personave të dyshuar për veprën penale.

Lexo po ashtu RrGK: Dhunohet për të katërtën herë vajza e mitur në Prishtinë

“Personat të cilët dyshohet se kanë kryer veprat penale janë: Tre persona për vepër penale ‘Dhunimi’, dy persona për vepër penale ‘Trafikim me njerëz’, si dhe dy persona për vepër penale ‘Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit’ “, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.

Po ashtu nga Prokuroria kanë thënë se nuk mund të ofrojnë më shumë detaje tani për tani lidhur me rastin pasi që viktima është e mitur dhe mund të dëmtohet rasti.

Ndërkaq, për këtë rast kanë reaguar edhe Rrjeti i Grave të Kosovës duke thënë se ky rast “na rikujton edhe një herë dështimet në mbrojtje dhe rehabilitim e reintegrim të viktimave të dhunës me bazë gjinore, veçanërisht në rastet e ndjeshme kur për viktimë janë vajzat e mitura”. /Telegrafi/

 

Exit mobile version