Gjatë ditës së sotme në media është shpërndarë një video e emisionit “Drejtësia në Kosovë” që kompania MACON ka ndërtuar objekt shtatë katesh në tokën komunale të Istog dhe se vëllezërit e kryetarit Haki Rugova janë pronarë të kësaj kompanie.
Por, në një intervistë për Telegrafin, kandidati i LDK-së për kryetar të komunës së Istogut, Haki Rugova se të gjitha që është dashur të sqarohen i ka thënë dhe nuk ka asgjë antiligjore.
“Kjo është nuk është kurrfarë skandali dhe nuk ka asgjë jashtëligjore, dhe këtë e kanë konstatuar edhe organet e përkatëse që nuk ka bazë këto konstatime që po shkruajnë portale të ndryshme”, ka deklaruar Rugova për Telegrafin. (Favoret e Komunës së Istogut për Kompaninë e Kryetarit Rugova)
Në anën tjetër emisioni “Drejtësia në Kosovë kishte raportuar se kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova bashkë me vëllezërit e tij në vitin 2003-2004 me kompaninë e tyre “Macon”, kishin ndërtuar një objekt shtatëkatësh në pronën komunale.
Përveç ndërtimit në tokën e komunës, kompania “Macon”, pronë e vëllezërve Rugova kishte marrë edhe disa tenderë në komunën e cila që nga viti 2010 qeveriset nga Haki Rugova. (A do t’i Japë më Haki Rugova Tenderë Kompanisë së Vëllezërve?)
Kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova i cili ishte rikandiduar nga LDK-ja edhe për një mandat, ishte përballur me kritika lidhur me tenderët që u kishte dhënë kompanisë së vëllezërve të tij, në të cilën ishte edhe vet aksionar.
Por kryetari i Komunës së Istogut në formularin e deklarimit të pasurisë nuk figuron më si aksionar i kompanisë “Macon” pasi që ka hequr dorë. (Haki Rugova Heq Dorë nga Kompania ‘Macon’) /Telegrafi/