Sinan Duli, 84 vjeçari i cili rezultonte i humbur është gjetur ditën e premte.
Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim kanë njoftuar se 84 vjeçari është gjetur i gjallë dhe se ai kishte rënë në një gropë, transmeton Telegrafi.
84-vjeçari është gjetur rreth orës 22:30 në zonën te antena në lagjen “Kolovica” në Prishtinë, në një gropë.
Duli është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. /Telegrafi/