Site icon Telegrafi

Rezulton pozitiv në test, polaku përjashtohet nga Olimpiada

Peshëngritësi polak, Tomasz Zielinski (94 kg), i cili ka dalë pozitiv me nandrolon, është përjashtuar nga seleksioni në Lojërat Olimpike Rio 2016.

Kështu ka bërtë ditur Komiteti Olimpik Polak (PKOl), duke sjellë edhe dorëheqjen e menjëhershme të presidentit të Federatës, Stefan Lubomirski.

Në një njoftim të PKOl theksohet se steroidi anabolizant është gjetur pas kontrolleve me ardhjen e sportisteve në Brazil në 31 korrik.

Kampion i Evropës në fuqi, Tomasz Zielinski, 25 vjeç, është shprehur se është i pafajshëm dhe do të mbrohet para drejtësisë.

Pas publikimit të këtij njoftimi, presidenti i Federatës Polake të Peshëngritjes, Szymon Kolecki, medalje e artë në Pekin, ka dhënë dorëheqjen. /Telegrafi/

Exit mobile version