Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka bërë të ditur se një rasti i dyshuar me koronavirus nga kjo komunë ka rezultuar negativ.
“Lajm i mirë! Rasti i dyshuar për koronavirus nga Vushtrria rezulton negativ. Faleminderit Zot! #rriNshpi Panik JO, Kujdes PO”, shkruan Tahiri në Facebook.
Deri më tash në Kosovë janë regjistruar 15 raste me coronavirus.
Komuna e Vushtrrisë tashmë ka filluar punën me kapacitete të plota duke marrë të gjitha masat e nevojshme pas shpalljes së gjendjes emergjente shëndetësore, si pasojë e paraqitjes të coronavirusit COVID-19, në disa qytete të Kosovës.
Tahiri ka thënë për Telegrafin se janë të gatshëm dhe do t’i zbatojnë të gjitha rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë.
Tahiri ka thënë se në momentin që është shpallur gjendje emergjente shëndetësore, ata janë duke punuar me kapacitete të plota, dhe kanë marrë të gjitha masat e nevojshme edhe nëse do të jetë e nevojshme të karantizohen.
“Do t’i zbatojmë të gjitha rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë, jemi tash në gjendje emergjente shëndetësore, i kemi marrë të gjitha masat dhe Shtabi Emergjent Lokal anti-Covid 19 është duke punu me kapacitete të plota, janë caktu edhe nëse ka nevojë eventualisht për karantinë, është caktu edhe lokacioni”, tha Tahiri. /Telegrafi/