Site icon Telegrafi

Rezultati i PISA-s? Shikoni çfarë fjalë ‘banale’ mësojnë fëmijët në shkolla fillore sipas Jeton Zogianit (Foto)

Qytetarët e Kosovës kanë dalë të zhgënjyer nga rezultatet e PISA-s, të cilat renditin Kosovën ndër tri shtetet e fundit, sa i përket të dhënave zyrtare për dijen e nxënësve 15 vjeçarë në njohuri të përgjithshme shkollore.

Por, ky rezultat famëkeq mesa duket nuk është pritur aspak mirë edhe nga figurat e njohura publike.

Lexo po ashtu Sindikatat e Arsimit gjejnë fajtorët për rezultatet e PISA-s

Aktori Jeton Zogiani ka publikuar së fundmi një fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku ka shfaqur për ndjekësit e tij vjershën e njohur shkollore për fëmijë “Puna”.

Ai ka analizuar me vëmendje rrokjet e kësaj poezie, teksa ka vërejtur që në disa prej tyre fjalët e artikuluara janë të koncertuara në ‘banale’ në ditët e sotme, në atë që njihet si “gjuha e rrugës”.

Lexo po ashtu 'Drenicaku' mbron Ramiz Lladrovcin: Secili njeri i ka mangësitë e veta në të shprehur dhe në të folur (Video)

“Ne rak-rak, ju çak-çak, ata fak-fak“, janë disa prej fjalëve të cilat Jetoni i ka nënvizuar me të kuqe, duke treguar kutpimin tjetër të tyre, që në fakt nuk është i vërteti.

“E kan ditë që jemi Pisa, kta t’pises!!” , ka shkruar aktori në mbishktimin e fotografisë. /Telegrafi/

Exit mobile version