Telegrafi

“Rezultati i negociatave varet nga gatishmëria për kompromis nga të dyja palët”

Qeveria e Republikës së Maqedonisë është e përkushtuar në zgjidhjen e çështjes së emrit të cilën Republika e Greqisë e ka me emrin kushtetues të Republikës së Maqedonisë, thuhet në kumtesën e Qeverisë.

Nga Qeveria thonë se në mënyrë aktive krijohen kushtet për lëvizjen e procesit përpara, ndërsa përfundimi do të varet nga gatishmëria e të dy palëve për kompromis, duke pasur parasysh dallimet ekzistuese.

Komunikimi i ripërtrirë jep përshtypje pozitive, hap mundësi për qasje miqësore dhe ndërtim të besimit të ndërsjellë.

“Pas analizës së kujdesshme të kornizës që Nimetz e prezantoi sot para përfaqësuesve të Maqedonisë dhe Greqisë në New York, në pajtim me rëndësinë e çështjes për interesat shtetëror, do të vazhdojë procesi i ndërtimit të një qëndrimi sa më të gjerë dhe sa më përfshirës nga ana e Republikës së Maqedonisë”, thuhet në kumtesën e Qeverisë.

Përfaqësuesi i Maqedonisë në këto negociata, ambasadori Vasko Naumovski më herët tha se propozimet e Nimetz janë larg çdo zgjidhje dinjitoze për këtë çështje, por kjo deklaratë e Naumovskit erdhi para se të informojë Qeverinë, që nënkupton dalje nga praktika e deritanishme, kur deklaratat zyrtare janë dhënë vetëm pas njoftimit të Qeverisë me propozimin./Telegrafi/