Sipas Informatorit të radhës për xhiron e fundit të Superligës, ekipi prizrenas është dënuar kryesisisht për shkak të sjelljeve të shikuesve: 100 euro për shkak të ofendimeve të kohë pas kohe, pastaj 150 euro tjera për hedhje të sendeve të forta dhe ndezje te mjeteve plasëse në derbi ndaj Pejës.
Shto këtu edhe 50 euro gjobë për Granit Rugovën për gabim teknik, e shtuna i kushtoi Bashkimit, 300 euro në total.
Përveç Bashkimit në përgjithësi, vetëm edhe trajneri i Sigal Prishtinës është gjobitur nga xhiroja e fundit ka bërë të ditur sot FBK.
Antonis Consantinides është gjobitur me 75 euro për shkak të gabimit teknik në ndeshje ndaj Trepçës.