Telegrafi

Rezultatet preliminare thonë se Putini i fitoi gati 88% të votave

Rusia i ka publikuar rezultatet preliminare të zgjedhjeve presidenciale në të cilat opozita u shtyp, duke thënë se lideri autoritar Vladimir Putin i ka fituar gati 88 për qind të votave.

Putini do ta zgjasë sundimin gati një çerekshekull për edhe gjashtë vjet të tjera, pas një lufte të pamëshirshme ndaj kundërshtarëve dhe mospajtuesve.

Komisioni Qendror Zgjedhor i Rusisë tha se, sipas rezultateve preliminare, Putini i ka fituar gati 88 për qind të votave.

Sipas exit poll-it FOM, Putini i ka fituar 87.8 për qind të votave, ndërsa sipas Qendrës Hulumtuese Publike të Rusisë (VCIOM), Putini i ka fituar 87 për qind të votave.

Votimi më 17 mars, në ditën e fundit të zgjedhjeve treditore, u mbajt praktikisht pa asnjë kundërshtarë për Putinin, por nën sulme raketore dhe me dronë nga Ukraina.

Zgjedhjet u mbajtën edhe në Gadishullin e Krimesë, që Rusia e aneksoi jashtëligjshëm më 2014, në disa rajone ukrainase të pushtuar nga forcat ruse gjatë pushtimit të plotë që nisi më 2022, si dhe nëpër ambasadat ruse në botë. /rel/