Site icon Telegrafi

Rezultatet preliminare të KQZ-së (LIVE)

Qytetarët me të drejtë vote të Republikës së Kosovës, kanë dhënë votën e tyre për kandidatët për kryetarë dhe për asamblistë të 38 komunave në vend.

Vendvotimet janë hapur në ora 7:00 të mëngjesit, ndërsa janë mbyllur zyrtarisht në ora 19:00.

1,890,952 persona kishin të drejtë vote. Në këto zgjedhje ishin 889 qendra të votimit me gjithsej 2,505 vendvotime.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar 204 kandidatë që pretendonin të parin e qytetit të tyre dhe 6m887 kandidatë për kuvendet komunale.

Në këto zgjedhje morën pjesë 91 subjekte politike, prej tyre një koalicion, 35 parti politike, 30 iniciativa qytetare dhe 25 kandidatë të pavarur.

Rezultatet e publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), do të shfaqen nga çasti në çast nga Telegrafi.

Për rezultatet e deritashme klikoni në vegëzat e postuara më poshtë.

• Rezultatet preliminare të KQZ-së, për regjionin e Prishtinës (Prishtinë, Fushë Kosovë, Obiliq, Gllogoc, Podujevë, Lipjan dhe Graçanicë): KËTU

• Rezultatet preliminare të KQZ-së, për regjionin e Ferizajt (Ferizaj, Shtime, Kaçanik dhe Hani i Elezit): KËTU

• Rezultatet preliminare të KQZ-së, për regjionin e Gjilanit (Gjilan, Kamenicë, Viti dhe Novobërdë): KËTU

• Rezultatet preliminare të KQZ-së, për regjionin e Prizrenit (Prizren, Dragash, Suharekë, Shtërpcë dhe Mamushë): KËTU

• Rezultatet preliminare të KQZ-së, për regjionin e Gjakovës (Gjakovë, Junik, Rahovec dhe Malishevë): KËTU

• Rezultatet preliminare të KQZ-së, për regjionin e Pejës (Pejë, Deçan, Klinë dhe Istog): KËTU

• Rezultatet preliminare të KQZ-së, për regjionin e Mitrovicës (Mitrovicë, Skënderaj, Vushtrri, Mitrovica e Jugut): KËTU

/Telegrafi/

Exit mobile version