Komisioni Qendror Zgjedhor njofton se rezultatet preliminare të rivotimit për kryetar të Istogut do të shfaqet në sallën e KQZ-së.
Komisioni Qendror Zgjedhor ka njoftuar pak më parë se deri në orën 19:00 dalja e qytetarëve në votim ka qenë 20 mijë e 248 apo 41.27%.
“Prandaj, ftojmë mediat që të vijnë dhe të përcjellin rezultatet pas përmbylljes së numërimit të fletëvotimeve në Vendvotime. Transmetimi i rezultateve do të fillojë së shpejti”, thuhet në një njoftim të KQZ-së.