Telegrafi

Rezultatet përfundimtare në Karolinën e Veriut mund të dihen pas 12 nëntorit: Trump po udhëheq kundër Bidenit

Po vazhdon numërimi i votave për zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2020.

Në disa prej shteteve është garë e ngushtë mes republikanit, Donald Trump si dhe demokratit, Joe Biden.

Sipas të dhënave të fundit të Guardian në Karolinën e Veriut, Trump po kryeson me 50.1 për qind të votave kundrejt Trumpit që ka 48.7 për qind kur janë numëruar 95 për qind të tyre.

Biden ka nevojë për dy të tretat e fletëvotimeve me postë për të vazhduar rrugën e tij, raporton theguardian.

Fletëvotimet me postë ende pranohen nëse arrijnë deri më 12 nëntor, kështu do të duhet të presim gjatë për të mësuar rezultatin final të këtij shteti, i cili fituesit i sjell 15 vota elektorale.

Ndryshe, Joe Biden raportohet se ka siguruar deri më tani 264 vota elektorale gjersa Trump 14 sosh ndërsa fitues do të shpallet kandidati që ka 270 të kolegjit elektoral. /Telegrafi/