Sipas rezultateve të para të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) të Kroacisë, bazuar mbi për 77 qind të votave të numëruara, më së shumti mandate, gjegjësisht 64 i ka fituar HDZ-ja e kryeministrit kroat, Andrej Plenkoviq.
SDP-ja e presidentit aktual, Zoran Milanoviq ka 42 mandate. Në vend të tretë është Lëvizja Atdheu me 11 mandate.
Most ka 11 mandate tani për tani, Mozemo ka 9 mandate, koalicioni IDS ka tre, NP Sjever ka dy mandate dhe Fokus një deputet, raporton index.hr.
Zgjedhjet zhvillohen në atë mënyrë që territori i Kroacisë të ndahet në dhjetë zona zgjedhore (nga I. deri në X.) dhe në çdo zonë zgjedhore zgjidhen 14 përfaqësues në parlamentin kroat.
Theksojmë se parlamenti kroat ka 151 deputetë, ku 140 zgjidhen në dhjetë zona në Kroaci.
Tetë zgjidhen nga anëtarët e pakicave kombëtare në zonën e 12-të zgjedhore dhe tre zgjidhen nga votuesit pa vendbanim në Kroaci në zonën e 11-të elektorale, e cila praktikisht përbëhet nga e gjithë bota.
Ndryshe, për të formuar qeverinë duhen së paku 76 deputetë dhe seanca e parë konstituive e Kuvendit të caktohet 20 ditë pas zgjedhjeve. /Telegrafi/