Site icon Telegrafi

Rezultatet e zgjedhjeve në komunat më të mëdha në Maqedoninë e Veriut

Ka përfunduar raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut, ndërsa partitë politike kanë filluar me festat në komunat ku kandidatët e tyre kanë arritur fitore.

KSHZ ka filluar me publikimin e rezultateve të para për këto zgjedhje lokale, të cilat nga ana e tyre u vlerësuan si fer dhe demokratike, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në Komunën e Tetovës fitore ka shpallur kandidati i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami i Lëvizjes Besa. Në Komunën e Gostivarit edhe një mandat kryetar do të jetë Arben Taravari i Aleancës për Shqiptarët, ndërsa në Çair BDI ka shpallur fitoren e kandidatit të tyre, Visar Ganiu.

Lexo po ashtu Teuta Arifi e pranon humbjen në Tetovë: Uroj sukses për udhëheqësinë e re të komunës

Në Komunën e Strugës ka fituar Ramiz Merko i BDI-së, i cili edhe për katër vite tjera do të jetë kryetar komune, kurse poashtu edhe në Kërçovë kryetar komune do të jetë edhe një mandat Fatmir Dehari. Edhe Merko, edhe Dehari janë kandidatë nga partia BDI.

Lexo po ashtu Fatmir Dehari shpall fitoren në Kërçovë: Do të jem kryetar edhe për katër vite

Në Komunën e Kumanovës fitore ka shpallur kandidati i pavarur Maksim Dimitrievski, kundrejt kandidatit të LSDM-së, Oliver Ilievski.

Kurse në Bashkinë e Shkupit fitore ka shpallur kandidatja e pavarur Danella Arsovska, e cila është përkrahur nga partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM. Në garë për Bashkinë e Shkupit ajo ka qenë me kryetarin aktual Petre Shilegov.

Lexo po ashtu Taravari gjatë festimit: Nëse dëshiron Artan Grubi raund të tretë shkojmë për ta bërë diferencën mbi 10 mijë vota

Ndryshe, sipas të dhënave të fundit nga KSHZ dalja në raundin e dytë të këtyre zgjedhjeve lokale ka qenë mbi 48 përqind./Telegrafi/

Lexo po ashtu Dimitrievski pas fitores: Qytetarët deshën që ta bëjmë komunën e tyre edhe më të mirë

 

Exit mobile version