Site icon Telegrafi

“Rezultatet e zgjedhjeve lokale do ta përshpejtojnë zgjidhjen e kontestit mes Athinës dhe Shkupit”

Periudha prej nëntorit deri në shkurt do të jetë kyçe për aktivizimin e procesit të bisedimeve për kontestin e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë, si dhe për arritje progres në këtë çështje, shkruan sot gazeta greke “Kathimerini”.

Sipas kësaj gazete, ndërmjetësuesi Methew Nimetz do të jetë aktiv në këtë periudhë duke pasur parasysh rezultatin e zgjedhjeve lokale në Maqedoni.

“Kathimerini” në komentin e saj thekson se rezultatet e rrethit të parë të zgjedhjeve lokale, në të cilat fitore arriti partia në pushtet LSDM, do të jetë faktor për përshpejtimin e procesit bisedues mes Athinës dhe Shkupit për zgjidhjen e çështjes së emrit.

“Shfaqja e Zaevit, i cili nga perëndimi vlerësohet si politikan i moderuar, që ka kapacitet ta çoj vendin në rrugën drejt integrimeve euroatlantike, ka habitur edhe analistët më të saktë, të cilët parashikuan balancë mes dy partive”, shkruan “Kathimerini”.

Analistët politik vlerësojnë se rezultetet e rrethit të parë të zgjedhjeve, do të bëjnë që faktori ndërkombëtare të përshpejtojë procesin për zgjidhjen e çështjes së emrit./Telegrafi/

 

Exit mobile version