Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, njofton se për shkak të disa problemeve teknike dhe festës së Bajramit, publikimi i rezultateve të testit të Maturës Shtetërore 2018 do të bëhet më datë 21 qershor 2018.
Maturantët kanë të drejtë ankese 3 ditë pune.
Ndërkaq, publikimi i rezultateve të ankesave do të bëhet më datë 27qershor 2017.
Ndryshe, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ditë më parë ka raportuar para Komisionit Parlamentar për Arsim për mbarëvajtjen e Maturës Shtetërore 2018 dhe për tema tjera.
Bytyqi i njoftoi anëtarët e Komisionit Parlamentar për ecuritë dhe administrimin e Testit të Maturës, me ç‘rast theksoi se menaxhimi i këtij testi, të organizuar për herë të parë në katër regjione, e ka lehtësuar punën dhe ka pamundësuar parregullsitë në masë të konsiderueshme.
Këtë vit testit i janë nënshtruar 27.737 nxënës, ndërsa për shkak të parregullsive janë përjashtuar 56 nxënës dhe 8 administratorë, ndërsa nxënësit e përjashtuar do të kenë të drejtë testimi në afatin e dytë. /Telegrafi/