Site icon Telegrafi

Rezultatet e testeve mjekësore të Cristiano Ronaldos te Juventusi çmendin të gjithë, portugezi në trup ka moshën e një 20 vjeçari

Cristiano Ronaldo është lojtari i ri i Juvntusit, ndërsa testet mjekësore të realizuara disa ditë më parë kanë treguar se ai ka një moshë më të ‘vogël’ se atë të vërtetë.

Gjendja fizike e sulmuesit është krahasuar me atë të një futbollisti 20-vjeçar, pasi rezultatet mjekësore të tij kanë shfaqur se ai ka vetëm 7% masë dhjamore të trupit dhe një masë të jashtëzakonshme prej 50% muskul.

Sulmuesi që ka 33 vjet ka arritur në Kampionatin Botëror edhe shpejtësinë më të madhe nga një lojtarë, 33.98.

CR7 para se të bashkohej me skuadrën nga Torino, ishe testuar edhe nga stafi i Real Madridit, ku në atë kohë testet kishin dalë me gjendje fizike si të një 23 vjeçari.

33-vjeçari ka një masë dhjamore vetëm 7%, ndërsa masa dhjamore mesatare te futbollistët e tjerë është 10 ose 11%, shkruan AS.

Ronaldo ka gjithashtu një masë muskulore prej 50%, sërish shumë herë më mirë se kolegët e tij pasi mesatarja nuk e kapërcen 46%.

Juventusi për Ronaldon ka shpenzuar 100 milionë euro, ndërsa lojtari ka nënshkruar për katër vite. /Telegrafi/

Exit mobile version