Telegrafi

Rezultatet e të gjitha takimeve në NBA – as kësaj radhe nuk mungoi spektakli

Ka përfunduar një tjetër xhiro në NBA, me disa takime që dhuruan spektakël.

Phoenix Suns ka arritur që me mjaftë mund të mposhtë Houston Rockets me rezultat 133-130.

Një tjetër përballje interesante ishte edhe ajo në mes të Toronto Raptors dhe Washington Wizards, që përfundoi me 103-101.

Fitore më bindëse në këtë rreth mori Cleveland Cavaliers ndaj San Antonio Spurs, me shifrat 125-101.

Të njëjtën gjë e bëri edhe Detroit Piston përballë Oklahoma City Thunder, ku fitoi me rezultat 132-108.

Me vetëm dhjetë pikë dallim, Minnesota Timberwolves mposhti Sacramento Kings me rezultat 116-106.

Përballje e flaktë ishte edhe ajo në mes të Utah Jazz dhe Dallas Maverciks, me këta të fundit që triumfuan 111-103.

Fitore më të vështirë në këtë rreth mori Brooklyn Nets ndaj New York Knick me vetëm dy pikë dallim, 114-112. /Telegrafi/