Masazhi është proces i shtypjes, fërkimit dhe manipulimit të lëkurës, tejzave, ligamenteve dhe muskujve të trupit
Terapia e masazhit përdor këtë proces për të ndihmuar në drejtimin e gjendjeve shëndetësore dhe të shëndetit fizik dhe mendor.
Konsiderohet pjesë e mjekësisë alternative dhe rekomandohet si shtesë tretmanëve të tjerë të shërimit.
Kjo terapi aplikohet lehtë dhe e gjitha që ju është e nevojshme për aplikimin e saj është karrigia. Mund të shkoni te masazhisti profesionist, mirëpo mund ta bëni edhe vetë, transmeton Telegrafi.
Aplikohet drejt në këtë mënyrë:
Terapeuti fillon me shtrëngimin e supeve dhe qafës para se t’i kalojë gishtat nëpër flokë. Bën lëvizje me shuplaka nga maja e kokës nga poshtë, rreth gjithë kokës. Pas kokës, qafës dhe supeve, u bëhen masazh edhe fytyrës dhe veshëve.
Është e dëshirueshme të qetësoheni 10 minuta pas përfundimit të masazhit.
Përparësitë shëndetësore të masazhit të kokës janë këto:
Studimi ka pasur për qëllim të studiojë efektet e terapisë me masazhin e kokës në shëndetin e sistemit kardiovaskular.
Kanë vendosur të hulumtojnë si mund të ndikojë aplikimi i masazhit të kokës në aktivitetin e sistemit autoimun të zemrës, me matjen e parametrave të variabilitetit të ritmit të zemrës.
Hulumtuesit kanë tubuar 10 pjesëmarrës, gjashtë meshkuj dhe katër femra, dhe e kanë bërë studimin.
Rezultatet kanë qenë premtuese. Masazhi i kokës ka ulur rrahjet e zemrës së pjesëmarrësve më shumë se trefish në krahasim me ata të cilët nuk kanë kaluar nëpër terapinë me masazh.
Studimi ka përfunduar që masazhi i kokës ka dobi potenciale për sistemin nervor autoimin të zemrës, gjë që tregohet në shtimin e variabilitetit të përgjithshëm dhe kalimin drejt aktiviteteve sistemit parasimpatik nervor. /Telegrafi/