Cyprien Verseux ka provuar të përgatiste ushqim në ambient ekstrem të ftohtë, por nuk arriti të hante asnjë kafshatë.
Astrobiologu dhe njohësi i mirë i zonave të ftohta, ndodhej në Concordia Station në Antarktik, një prej regjioneve me klimën me të ashpër në botë, transmeton Telegrafi.
Temperatura në atë kontinent të izoluar, arrin deri në – 70 gradë Celsius, duke e pamundësuar jetesën normale, apo shfrytëzimin e makinave. Përtaditja në ambient të hapur bëhet pothuajse e pamundur, pasi të gjitha gjësendet grihen gati përnjëherë.
Dr Verseux ka dokumentuar nëpërmjet disa imazheve, rezultatet e përgatitjeve të ushqimeve, ku tregon vezën e ngrirë sapo të jetë dalë prej lëvozhge, apo piruni në pasta, janë disa prej këtyre provave. /Telegrafi/