Kryeministri aktual i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka fituar bindshëm zgjedhjet presidenciale të mbajtura sot në Serbi, tregojnë të dhënat e para.
Bazuar në 15 për qind të votave të numëruara deri më tani, Vuçiq ka marrë 59.8 për qind të votave.
Pas tij renditet Sasha Jankoviq, me 11.6 për qind, dhe Vuk Jeremiq me 6.6 për qind. Ultra nacionalisti Vojisllav Sheshel ka siguruar vetëm 4.9 për qind të votave, transmeton Express
Sipas këtyre të dhënave të para, fitorja e Vuçiqit duket e sigurt, dhe gjasat për një rreth të dytë të votimit janë të vogla.