Telegrafi

Rezultatet e para për Komunën e Likovës

Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka filluar të publikojë rezultatet e para për Komunën e Likovës ku kanë garuar, Erkan Arifi nga BDI, Arsim Idrizi ASH/AAA, Evzi Jashari nga PDSH dhe Luan Ramadani nga Lëvizja Besa njofton Telegrafi Maqedoni.

Erkan Arifi nga BDI 406 vota apo 73,02%
Arsim Idrizi ASH/AAA 116 vota apo 20,86%
Evzi Jashari nga PDSH 19 vota apo 3,42%
Luan Ramadani nga Lëvizja Besa 6 vota 1,08%

Në këtë komunë dalja ka qenë 35,70% apo 9.286 vota nga 26.042 votues. /Telegrafi/