Site icon Telegrafi

Rezultatet e para nga zgjedhjet në Kroaci: HDZ-ja ka shtatë deputetë më shumë se Koalicioni Popullor

Pas mbylljes së vendvotimeve në Kroaci, në të cilat zgjedhësit për herë të dytë brenda 10 muajve zgjedhin Parlamentin e ri kroat, rezultatet kanë filluar të qartësohen.

Pas numërimit të 46.87 për qind të votave, rezultati momental shkon në të mirë të të djathtëve të HDZ-së, të cilët kanë siguruar 61 vende në Parlament, kurse Socialdemokratët e mbledhur rreth koalicionit Popullor (Zoran Milanoviq) kanë arritur në kuotën e 54 deputetëve, shkruajnë mediat kroate, transmeton lajmi.net.

Exit mobile version