Gjatë kryerjes së obduksionit është konstatuar se vdekja e afro-amerikanit Rayshard Brooks, që u qëllua me revole nga një polic në Atlanta të SHBA-ve, është vrasje e shkaktuar nga plagët e marra në shpinë nga arma e zjarrit.
Siç raporton Reuters, në kumtesën e zyrës së patologut të rajonit Fulton, analizat e obduksionit kanë treguar se 27-vjeçari Brooks ka ndërruar jetë si pasojë e humbjes së madhe të gjakut dhe plagëve të shkaktuara nga dy plumbat në organet e brendshme. Për këtë është cilësuar si vrasje, transmeton Telegrafi.
Brooks është vrarë pasi i rezistoi arrestimi në parkingun e një restoranti të ushqimit të shpejtë. Gjatë tentim arrestimit ka ardhur deri te “orvatja” mes Brooks dhe policëve, të cilët në një moment i shtyu dhe ua rrëmbeu elektroshokun – me ç‘rast u detyruan të intervenojnë duke e qëlluar.
Vdekja e tij ka shkaktuar protesta të mëdha rrugëve të Atlantas, kurse restoranti i ushqimit të shpejtë ku edhe kishte ndodhur vrasja, i është vënë zjarri.
Ky incident ka ndodhur në kohën kur janë rritur tensionet në shoqërinë amerikane pas vdekjes së afro-amerikanit George Floyd në Minneapolis gjatë tentim arrestimit, ku polici Derek Chauvin i mbajti gjurin në qafë për afro 9 minuta.
Rayshard Brooks është vrarë një ditë para se ta festonte ditëlindjen e vajzës së tij, kanë njoftuar avokatët e familjes së të ndjerit.
Brooks ishte baba i tri vajzave të moshës nga 1, 8 dhe 13-vjeqe. Vajza e tij 8-vjeçe është dashur ta festojë ditëlindjen javën e kaluar, ku madje ishte organizuar një aheng për të – por gjithçka është anuluar pas vdekjes së babait.
27-vjeçari ishte raportuar në polici pasi ishte parë duke fjetur në veturën në parkingun e një restoranti. Është konstatuar se ai ishte nën ndikim të alkoolit, kurse biseda me policët në fillim dukej të ishte e qetë dhe pa tensione.
Megjithatë situata eskaloi kur tentuan t’i vënë prangat. Ai befasisht ai rrëmbeu elektroshokun njërit polic, por pa kaluar shumë sekonda është qëlluar. /Telegrafi/