Të pasurit e një makine sportive, nuk do t’ju bëjë edhe shofer më të mirë
Gjatë një aktiviteti në Nurburgring të Gjermanisë, janë mbledhur pronarët e makinave Ford Mustang Shelby GT350, transmeton Telegrafi.
Ata i kanë matur forcat mes makinave të njëjta sportive që i kanë në pronësi, nëpër pistën e mbyllur që shfrytëzohet për makinat e shpejta.
Derisa shumica kishin aftësitë e duhura në drejtimin e kësaj makine të fuqishme, njëri nuk posedoi shkathtësinë e duhur dhe si rezultat ishte përplasja në rrethoja.
Shoferi amator nuk arriti ta kapte kthesën dhe u përplas, mirëpo nuk pësoi ndonjë lëndim sepse nuk ishte në shpejtësi të madhe, si dhe siguria që ofron kjo makinë e shpëtoi me lehtësi. /Telegrafi/
https://youtu.be/UF6YoyMcjfc