Nga 55.10 për qind të votave të numëruara deri më tash nga Komisioni Qendror Zgjedhor koalicioni PDK-AAK-Nisma vazhdon të prijë me 36.34 për qind të votave, pasuar nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa me 24.77 për qind dhe Lëvizja Vetëvendosje me 22.98 për qind.
Deri më tash janë 29.874 fletëvotime të pavlefshme. Rezultatet janë momentale në faqen e KQZ-së dhe ato ndryshojnë nga minuta në minutë.
Iniciativa Qytetare Lista Serbe renditet e katërta me 7.72 për qind, Koalicioni Vakat ka 1.33 për qind, Fjala, 1 për qind. Partitë tjera janë nën një për qind.