Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e xhiros së dytë në Bon Voyage Superligën U21 në Kosovë.
Ka qenë një javë shumë interesante ku nga pesë duelet e zhvilluara janë shënuar 20 gola.
Ndeshja mes Ballkanit dhe Feronikelit ’74 ka prodhuar më së shumti gola, ku vendasit kanë triumfuar me rezultat 4-2.
Llapi para adhuruesve të vet është treguar shumë i fortë se Dukagjini i Klinës duke fituar 4-0.
Ndërkohë tre duelet e tjera fitoret i kanë marrë skuadrat mysafire.
Drita triumfoi me rezultat të pastër 0-2 në Prizren përballë Lirisë, derisa Prishtina arkëtoi pikët e plota në Gjilan pas triumfit 1-3.
Fitore në udhëtim ka marrë edhe Fushë Kosova që ka mposhtur Malishevën me rezultat 1-3.
Drita dhe Prishtina kryesojnë me nga gjashtë pikë pas dy xhirove, derisa pa pikë janë Gjilani, Dukagjini dhe Feronikeli ’74. /Telegrafi/