Site icon Telegrafi

Rezultate të papritura: Fëmijët e këtillë në të ardhmen do të fitojnë më së shumti

HULUMTIMI, i cili ka zgjatur 40 vjet, ka treguar se cilët fëmijë, me cilat karakteristika, bëhen njerëz të suksesshëm të cilët fitojnë më së shumti para, ndërkaq do të çuditeni sepse ajo karakteristikë kryesisht konsiderohet e padëshirueshme.

Madje edhe vetë hulumtuesit janë befasuar me rezultatin.

Hulumtimi është publikuar në portalin Developmental Psychology, ndërkaq ky hulumtim ka filluar në vitin 1968.

Në të vërtetë, ato vite hulumtuesit patën filluar t’i studionin nxënësit e klasës së gjashtë të moshës 12 vjeçare, transmeton Telegrafi.

I kanë vëzhguar dhe i kanë shënuar të dhënat lidhur me inteligjencën, sjelljen, karakterin si edhe faktet lidhur me statusin socio-ekonomik të tyre dhe të prindërve të tyre.

Pas dyzet vjetësh, ekipi ka takuar ish-nxënësit e tyre.

 

Fëmijët të cilët më herët i kanë përshkruar si të zellshëm, të mençur, me më së shumti potencial, madje edhe i kanë hasur në punë prestigjioze, mirëpo larg asaj që kanë fituar më së shumti.

Pikërisht në atë pikëpamje hulumtuesit më së shumti janë befasuar, sepse është treguar që më së shumti para fitojnë çapkënët rebelë.

Edhe pse shkencërisht nuk janë dëshmuar përse është saktësisht kështu, autorët konsiderojnë që kjo është për shkak që njerëzit më rebelë kanë shpirt më të fortë garues, nuk frikësohen të jenë vetvetja dhe luftojnë për idetë e veta dhe gjithashtu nuk frikësohen të negociojnë për ngritje page apo për pagë më të madhe.

Hulumtuesit me atë rast nuk kanë përjashtuar mundësinë që të ardhurat më të larta të njerëzve rebelë mund të jenë rezultat i veprimeve të palejuara, mirëpo, diçka të tillë nuk ka treguar asnjë prej ish-nxënësve të tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version